Ne jemi klasa 4-B ne shkollen "Ilia Qiqi". Jemi ne etwinning prej disa muajsh dhe jemi shume te kenaqur nga puna me projekte. Kemi emocione te reja, bashkepunim me moshatare nga vende te ndryshme te botes. Po  e shohim dhe e kuptojme  te mesuarit nga nje tjeter kendveshtrim. Ne mesojme duke u argetuar. 

Ky vit mesimor ishte shume ndryshe per ne. Sapo filluam te integrohemi ne  etwinning  dhe punes me projekte, na solli   karantinen nga covid-19. Jemi te detyruar te qendrojme ne shtepi per te parandaluar perhapjen e virusit, ne po mesojme nga shtepia. MESIMI  ONLINE  u be kryefjala e dites sone. Kur dikush na pyet si eshte dita jone, me buzeqeshje pergjigjemi: "Sa kenaqesi!  Ne perdorim teknologjine per te mesuar permes lojes. Mesuam te gjitha komandat dhe veprimet per komunikim ne whatsapp, mesuam si te hyjme ne platformen Google Clasroom, si te  instalojme e perdorim zoom per mesim online..." Nuk e ndjejme distancen dhe kete na e mundeson teknologjia.
Tani po  kuptojme sa me fat jemi qe punojme me etwinning dhe me projekte, pasi detyrat tona asnjehere nuk jane te merzitshme, nuk jane te lodhshme e as te zakonshme. Burreli ku ne jetojme eshte nje qytet  ne verilindje te Shqiperise, nje zone e gjelber ku nuk ka asnje rast me covid-19, e ku ne jemi te lire te dalim ne park apo ne shetitje. 

TE JESH NJE ETWINNER DO TE THOTE TE JESH FITUES.
Faleminderit etwinning! 
Faleminderit partnere dhe themeluese  e projektit qe na bere pjese ! 

 BASHKE DO T'IA DALIM! 

Comments

Popular posts from this blog

Aktivitetet tona në projektin Të ndarë, por së bashku