Te ndare, por se bashku- Welcome
Mire se vini ne blogun tone, ne projektin etwinning :
"TE NDARE, POR SE BASHKU"
"TE NDARE, POR SE BASHKU"
Ne jemi klasa 3-B ne shkollen "Ilia Qiqi". Jemi ne etwinning prej nje viti dhe jemi shume te kenaqur nga puna me projekte. Kemi emocione te reja, bashkepunim me moshatare nga vende te ndryshme te botes dhe e shohim te mesuarit nga nje tjeter kendveshtrim. Ne mesojme duke u argetuar.
Ky vit mesimor , pervec se na solli risite e etwinning dhe punes me projekte, na solli gjithashtu dhe karantinen nga covid-19. Te detyruar te qendrojme ne shtepi per te parandaluar perhapjen e virusit, ne po mesojme nga shtepia. MESIMI ONLINE u be kryefjala e dites sone. Kur dikush na pyet si eshte dita jone, me buzeqeshje pergjigjemi: "Shume interesante! Cdo dite mesojme me teknologji. Mesuam te gjitha komandat dhe veprimet per komunikim ne whatsapp, mesuam si te hyjme ne platformen Edmodo, si te instalojme e perdorim zoom per mesim online..." Dhe keshtu sqarimet tona vazhdojne deri sa kuptojme sa me fat jemi qe punojme me etwinning dhe me projekte, pasi detyrat tona asnjehere nuk jane te merzitshme, nuk jane te lodhshme e as te zakonshme. Kuptojme se jemi me fat qe jetojme ne Mat, nje bashki ne verilindje te Shqiperise, nje zone e gjelber ku nuk ka asnje rast me covid-19, e ku ne jemi te lire te dalim ne park apo ne shetitje.
Kuptojme se :
TE JESH NJE ETWINNER DO TE THOTE TE JESH FITUES.
Faleminderit etwinning!
Faleminderit partnere ne projekt!
Suksese!
JEMI TE NDARE SOT , POR SE BASHKU DO T'IA DALIM!
Comments
Post a Comment